Aston Martin elektrik vjen me 610 kuajfuqi

Aston Martin elektrik vjen me 610 kuajfuqi

16 shtator 2018 18:57

Prodhuesi britanik i veturave premium, Aston Martin, planifikon të prodhojë vetëm 155 njësi të Sedanit të saj të ri elektrik – Rapid E, në fabrikën e saj të re në Uells, ndërsa dërgesat e para priten të fillojnë në tremujorin e fundit të vitit 2019.

Sistemi me bateri prej 800V në 65 kWh do të vendoset në vend të motorit origjinal V12 me 6.0-litër, transmeton ksp.

Rapide E do të drejtohet nga dy motorë elektrikë, në total me kapacitet prej 610 kuajfuqi, që do të lejojnë një shpejtësi maksimale prej 250 km/h dhe një përshpejtim prej 0-100 në më pak se katër sekonda, sipas Aston Martinit.

Kompania britanike pretendon se Rapide E do të mbajë dhe madje të rrisë ndjesinë e Rapide S me motorin V12.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme