Citroen prezanton SUV-in e parë hibrid

Citroen prezanton SUV-in e parë hibrid

16 shtator 2018 16:54

Citroen ka plane ambicioze që deri në 80% të flotës së saj të jenë hibride, plug-in hibrid dhe makina elektrike deri në vitin 2023 dhe deri në mes të dekadës së ardhshme të gjitha 100%.

Modeli i parë që ka marrë një version hibrid është C5 Aircross, i cili do të paraqitet në Paris si një koncept, megjithëse është një version pak a shumë i standardizuar.

Citroen ende nuk ka zbuluar detaje teknike, përveç se motori standard në “tandem” me motor elektrik zhvillon 222 kuajfuqi dhe se fuqia transmetohet me një automatik me tetë shpejtësi.

Falë paketës së baterisë së vendosur në dysheme, Aircross C5 do të jetë në gjendje të arrijë deri në 50 km me një shpejtësi maksimale prej 133 km/h. Për të ngarkuar baterinë Citroen pohon se do të zgjasë një maksimum prej dy orësh.

Citroen gjithashtu do të prezantojë në Paris modelet C3, C4 Kaktus, C3 Aircross SUV dhe C5 Aircross SUV, si dhe linjën e përditësuar Berlingo.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme