Patentë-shoferët e britanikëve mund të mos vlejnë në BE

Patentë-shoferët e britanikëve mund të mos vlejnë në BE

14 shtator 2018 13:26

Bashkimi Evropian kishte paralajmëruar se as patentat e shoferëve nga vendet e bllokut nuk do të kenë me vlerë në territoret e Britanisë së Madhe

Britanikët mund të kenë nevojë për një leje qarkullimi ndërkombëtare nëse duan të lëvizin në vendet evropiane në rast se nuk arrihet marrëveshja Brexit.

Paralajmërimi ka ardhur nga qeveria britanike, sipas të cilës pas marsit 2019, patenta e tyre nuk mund të jetë më e vlefshme në BE, ndërsa shtoi se nuk do të kërkohet asnjë dokument shtesë për marrjen e lejes së qarkullimit.

“Në qoftë se nuk ka marrëveshje me BE-në, mund t’ju duhet të merrni një leje ndërkombëtare për të lëvizur në BE”, thuhet në deklaratën e qeverisë, shkruan ‘scan’.

Lejet ndërkombëtare kushtojnë 5.50 funte dhe aktualisht janë në dispozicion në 90 zyra postare në Britani, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë, nga muaji shkurt ata do të jenë të disponueshme në 2500 zyra postare në Mbretërinë e Bashkuar.

Po ashtu, më herët Bashkimi Evropian kishte paralajmëruar se as patentat e shoferëve nga vendet e bllokut nuk do të kenë me vlerë në territoret e Britanisë së Madhe.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme