Auto

Aksionarët e Volkswagenit për skandalin kërkojnë kompensim në vlerë prej 9 miliardë euro

Para Gjykatës së Lartë në Braunschweig, fillon një proces kundër kompanisë së veturave Volkswagen, në të cilën aksionarët kërkojnë kompensim për rënien në vlerën e aksioneve të kompanisë.

Agjencia kroate e lajmeve Hina kujton se aksionarët e Volkswagenit kanë vërejtje se kanë pritur shumë kohë për të paraqitur të vërtetën për skandalin rreth manipulimit me gazra të shkarkimit me naftë, gjë që shkaktoi humbjen e miliarda eurove nga pronarët e aksioneve.

Në këtë proces, aksionarët e Volkswagenit kërkojnë pagesën e një kompensimi total prej nëntë miliardë euro.

Pas shpërthimit të skandaleve mbi motorët me naftë të Volkswagenit në shtator të 2015-ës, aksionet e kësaj kompanie kanë humbur gjysmën e vlerës, transmeton ksp.

Pretendohet se procesi duhet të tregojë nëse lidershipi i Volkswagenit dinte për manipulimin para shpërthimit të skandalit.