Auto

Hyundai freskon modelin i30

Modeli kompakt, Hyundai i30, ka marrë një motor të ri dizel 1.6 litërsh Smartstream që plotëson standardin e emetimit të Euro 6d Temp dhe ka marrë ndryshime delikate në dizajn.

Motori me naftë ka katër cilindra dhe vjen në tre variante me 95, 114 dhe 134 kuaj fuqi, transmeton KP.

Versioni më i dobët është me transmetim manual me gjashtë shpejtësi, ndërsa modelet kanë mundësinë e një automatiku me shtatë shpejtësi.

Më ekonomike është versioni bazë, i cili sipas të dhënave të fabrikës ka një konsum mesatar prej 3.9 l/100km.

Në Hyundai thonë se një element i ri është miratuar për të harmonizuar dizajnin e familjes i30 dhe ka prezantuar ngjyrat e reja të kaltër dhe të hirtë.

Së fundi, familja Hyundai i30 tani ofron një ekran multimedial prej 8 inç që përfshin lidhjen Android Auto dhe Apple CarPlay. Vozitësi mund të hyjë në ndërfaqen përmes një ekrani me prekje, komandave zanore ose butonave në një timon multifunksional.