Auto

Volkswagen up! me pamje sportive

Në ofertën e Volkswagenit tani gjendet edhe paketa “R-Line” e dedikuar për pamjen sportive të eksterierit të modelit të saj të vogël – up!.

Image

Paketa “R-Line” përfshinë mbrojtësin e ri të përparmë me kornizat e dritave të mjegullës nga kromi, pragjet anësore me ngjyrë të eksterierit, linjat ngjyrë argjendi në maskën e përparme, pasqyrat dhe çatia me ngjyrë të zezë, xhamat e errët, si dhe set i ri i rrotave 16-inç nga alumini, transmeton Koha.net. Po ashtu, në ofertë janë edhe rrotat 17-inç me goma 195/40 R17.

Sa i përket çmimit, paketa “R-Line” për Volkswagen up! në Gjermani kushton 795 euro.