Auto

Harley-Davidson shënon 115 vjetorin me konceptin Harley-Davidson Ford F-150

Kompanitë e njohura Ford dhe Harley-Davidson në të kaluarën kanë prezantuar disa edicione të veçanta të modelit Pick-up F-150, ndërsa tani ata prezantojnë versionin e ri të këtij modeli i 2019-ës.

Për këtë kreacion më të ri është përkujdesur Harley-Davidson dhe Tuscany Motor Company, transmeton Koha.net. Ky model tani është vetëm në version si koncept.

F-150 i ri është i bazuar në motoçikletën Harley-Davidson Fat Boy, përmes detajeve të jashtëzakonshme të stajlingut, transmeton Koha.net.

Ndër të tjera, F-150 i ri vjen me mbrojtësit anësorë të zgjeruar, kofanon me vrima për ajër, maskën e përparme të re, detajet me ngjyrë portokalli, logon “Harley-Davidson”, rrotat 22-inç nga alumini, gomat për të gjitha terrenet, amortizatorët “BDS lift Kit FOX”, sistemin “Flowmaster” të shkarkimit të gazrave, ulëset prej lëkure, instrument-tabelën e re, pedalet e reja, tepihët e rinj, si dhe pragjet Harley-Davidson.

{gallery}

Ky koncept është ndërtuar për nder të 115 vjetorit të kompanisë Harley-Davidson dhe tani është duke u ekspozuar në muzeun e Harley-Davidsonit në Milwaukee.

Gjithashtu, në plan është edhe modeli serik i cili nga koncepti do të dallohet vetëm nga detajet e caktuara.