Auto

Wheelsandmore e bën më “të dëshirueshëm” karavanin sportiv Audi RS4

Karavani sportiv i Audit, RS4 Avant, nën kofano ka motorin 2.9-litër V6 Bi-Turbo me kapacitet prej 331 kW/450 kuajfuqi, por kjo për dikë mund të jetë e pamjaftueshme kështu që kompania e njohur gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, Wheelsandmore, ka përgatitur paketën e saj për përforcim, përmes së cilës e bëri këtë model më ‘të dëshirueshëm’.

Wheelsandmore për motorin e këtij RS4 Avant ofron përforcimin në 520 kuajfuqi, 70 kuajfuqi shtesë (ose në 530 kuajfuqi me sistemin e ri të shkarkimit të gazrave), gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë tani e arrin më shpejtë sesa modeli serik, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, kjo kompani gjermane për këtë karavan sportiv ofron edhe set të ri të rrotave “6Sporz” nga alumini prej 20-inç (në dispozicion janë edhe atë prej 21-inç), si dhe amortizatorët e modifikuar.

{gallery}