Auto

Capristo ofron paketën e re nga fibra të karbonit për Audi RS5 Coupe

Capristo është kompania e njohur për sistemet e shkarkimeve të gazrave, por në ofertën e saj tani është paketa për aerodinamikën e modelit RS5 në version Coupe të Audit.

Elementet e aerodinamikës janë të ndërtuar nga fibra të karbonit, ku ndër të tjera përfshijnë spoiler të përparmë, set pragjesh, difuzer të pasmë dhe spoiler mbi bagazh, transmeton Koha.net.

{gallery}

Gjithashtu, ky Audi RS5 Coupe vjen edhe me kofanon “Capristo” (po ashtu nga fibra të karbonit), amortizatorët sportiv si dhe set të rrotave 21-inç.

Në këtë njoftim, nuk thuhet se është përforcuar motori i tij 2.9-litër Twin-Turbo V6 i cili fabrikisht është me kapacitet prej 450 kuajfuqi.