Vetura që mban rekordin e pistës gjermane të Nurburgringut, Lamborghini Aventador SVJ, është prezantuar më në fund.
Kur regjistroi kohën 6:44.97 ishte e kamufluar, por tani kjo makinë ka dalë përpara syve të publikut në tërë shkëlqimin e saj.
Do të prodhohen 900 ekzemplarë të tillë, që do të pasohen nga një model edhe më ekskluziv: Aventador SVJ 63, që e merr emrin në kujtim të vitit të themelimit të markës Lamborghini (1963). Sigurisht që nga versioni i veçantë do të prodhohen vetëm 63 njësi, transmeton tch.
Lamborghini Aventador SVJ ka një shpejtësi maksimale prej 350 km/h dhe nga 0 në 100 km/h shkon për vetëm 2.8 sekonda.
{gallery}
-
27 gusht 2018 20:45
-
Shpërndaje në: