Auto

Aston Martini “ringjall” modelin e James Bondit

“Është një fantazi për koleksionistët”. Kështu thotë Andy Palmer, president i Aston Martinit, markës historike britanike që ka vendosur të prodhojë 25 njësi të Aston Martin DB5, modeli legjendar që është parë në filmat James Bond.

Për herë të parë, ky mjet fantastik u shfaq në “Goldfinger” të vitit 1964, transmeton tch.

Tani, do të dalë në treg në vitin 2020 dhe do të kushtojë plot 3,7 milionë euro.

25 makinat Aston Martin DB5 do të kenë ngjyrë të hirtë dhe do të kenë të gjitha pajisjet që DB5 ka pasur në filmat e agjentit 007, përfshi këtu automatikët e fshehur.

{gallery}