Auto

Rikthehet vetura legjendare e James Bondit

Aston Martin planifikon të rivendosë prodhimin e modelit origjinal DB5 që u përvetësua në filmat e agjentit sekret britanik 007 më shumë se gjysmë shekulli më parë.

Aston Martin DB5 debutoi në ekran në vitin 1964 në “Goldfinger” me Sean Conery, dhe ri-performoi rolin e veturës zyrtare të James Bondit një vit më vonë në episodin “Thunderball”.

Prodhimi i versionit të ardhshëm të DB5 do të jetë i kufizuar në vetëm 25 kopje dhe çmimi i këtij modeli në Britani do të jetë 2.75 milionë funta, duke përjashtuar taksat.

Dorëzimi i parë i automjeteve për blerësit dhe kolektorët e pasur është planifikuar për vitin 2020, por pronarët e ardhshëm të këtij Aston Martini nuk do të jenë në gjendje të vozitin atë në rrugët e qyteteve të tyre, pasi vetura nuk do të regjistrohet për ngasje në rrugë publike.