Auto

APR Volkswagen Atlas, SUV-i me 7 ulëse e 350 kuajfuqi

APR është kompania e specializuar për modifikimin e veturave të Volkswagenit dhe kreacioni i tyre më i fundit është ky Volkswagen Atlas i modifikuar me 7 ulëse.

Ky model ka motor benzinë 2.0-litër Turbo, ku kjo kompani këtë motor e ka përforcuar nga 175 kW/235 kuajfuqi në 261 kW/350 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, ky Volkswagen Atlas tani ka edhe sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, si dhe rrotat prej 20-inç nga alumini me goma Toyo Open Country M/T.

{gallery}