Auto

Krejt BMW i mobilizuar për veturën më të rëndësishme të dekadës, Seria 3

Gjenerata e shtatë e BMW Seria 3 do të jetë ylli i markës gjermane në panairin e veturave në Paris gjatë këtij shtatori.

Ajo vjen me një platformë të re e më shumë se kurrë i elektrizuar, transmeton koha.net.

Para debutimit vetura e re saloon është spiunuar disa herë gjatë testimit duke zbuluar shumë gjëra për të.

Dizajni i veturës duket të jetë më shumë evolucionar se sa revolucionar nga modeli paraprak, por që ka qenë shumë i pëlqyer.

Nën “lëkurë” Seria 3 e re vjen në platformën e re të BMW CLAR me të cilën gjithashtu janë lansuar edhe Seria 5 e X3 SUV të rinj.

Seria 3 tani do të ketë versionin krejtësisht elektrik, për të cilin thonë se me një mbushje të vetme të baterive do të mund të përshkohen 700 kilometra rrugë, por që pritet të lansohet jo para 2020-ës, e që fillimisht do të prezantohet ai hibrid, benzinë-elektrik.

Modeli i parë do të jetë ai 325e me motor 1.5 litërsh me benzinë me tre cilindra së bashku me një tjetër elektrik që prodhojnë 110 kuaj fuqi, transmeton koha.net.

Tjetri 330e me motor 2.0 litërsh e atë elektrik që së bashku prodhojnë 280 kuaj fuqi, e sigurisht versionet hibride do të kenë rol dytësor në linjën e motorëve që do të ofrohen me Seria 3 të re.

Modelet me benzinë do të jenë: 1.5 litërshi me tre cilindra 318i, ai 2.0 litërsh me katër cilindra turbo në 320 i e atë 330i me fuqi nga 190 kuajfuqi e deri në 260 kuajfuqi.

Motori me naftë, 2.0 litërsh do të ofrohet në disa versione të ndryshe e me fuqi të ndryshme, nga 150 kuajfuqi e deri në 230 kuajfuqi.

Sigurisht do të ketë edhe versione të tjera ekonomike por edhe super sportive M3, por që do të zbulohen gjatë shtatorit në panairin e veturave në Parisë.

{gallery}