Auto

Alfa Romeo heq modelin MiTo

Descriptive Text

Kur Alfa Romeo shpalosi planet për periudhën 2018-2022, vetura MiTo ishte akoma pjesë e planeve, por vetëm për sivjet.

Kompania pritet që të “mbysë” këtë model në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas Robert Zerbit, nga kompania, MiTo do të largohet për shkak të shitjeve të dobëta të modelit me tri dyer në Evropë.

Të njëjtën gjë po e bëjnë shumë kompani së fundmi. SEAT-i ka hequr modelet me tri dyer Mii dhe Leon, ndërsa Peugeot bëri më herët të njëjtën me modelin 208.