Auto

Njihuni me Honda HR-V për 2019-ën

Prodhuesi japonez zbuloi ridizajnin e SUV-it të tij në Evropë, duke arritur në tetor 2018 me motor të avancuar benzinë, ndërsa ai me turbo-benzinë do të jetë në dispozicion në pranverë të 2019-ën.

Modeli Honda që i përket një prej më konkurruesve, por edhe aktualisht më tërheqës në segmentet e automobilave ka pësuar ndryshime të stilit.

Fillimisht Honda V-2019 do të jetë në dispozicion me motor 1,5 litra i-Vtec benzinë me 130 kuajfuqi, transmeton ksp. Fuqia është e njëjtë si më parë, por prodhuesi japonez pohon se motori tani është më efikas dhe më ekonomik.

Vetura përshpejton 0-100 km/h për 10.7 sekonda në versionin me gjashtë shpejtësi manuale ose 11.2 nëse motori çiftëzohet me ndërruesin e shpejtësisë CVT.

Në Honda thonë se automjeti mesatarisht shpenzon 5.3l/100 km i kombinuar me një emision të CO2 prej 121 g /km.

Ky motor-version do të jetë në dispozicion nga tetori 2018, ndërsa në pranverën e 2019, konsumatorët do të jenë në gjendje të porositin 1.5-litra Vtec turbo, si dhe motorin dizel 1.6 i-DTEC.