Auto

Cupra e re, rival i Nissan Juke Nismon

Seat planifikon të paraqesë në vitin 2020 një version sportiv të SUV-it më të vogël të tij, i cili do të marrë distinktivin e nënbrendit Cupra.

Cupra e re me performancë të lartë do të përdorë platformën mekanike MQB A0 mbi të cilën bazohet VW Polo GTI, shkruan revista spanjolle Motor, transmeton ksp.

Vetura do të ketë motor benzinë 2.0-litër Turbo me katër cilindra si dhe me kapacitet prej rreth 200 kuajfuqi.

Image

Gjithashtu, Cupra e re do të pësojë ndryshime të tjera në krahasim me versionin standard, duke përfshirë instalimin e frenave më të fuqishme.

Kur vjen puna te tregu, deri në fund të vitit 2020 kjo veturë do të jetë konkurrente e modeleve si Nissan Juke Nismo.