Auto

Rrjedh Porsche Classic, Project Gold 911 Turbo

Porsche Classic është duke përgatitur një model të restauruar 911 të quajtur “Projekt Gold”, i cili do të zbulohet më vonë gjatë këtij muaji.

Zyrtarisht Porsche ka treguar shumë pak rreth veturës, por fotografitë e videot e lansuara deri më tani lënë pak për t’u imagjinuar, e që shihet se është gjeneratë 933 e 911 turbo, në bazë të atyre se çfarë janë parë deri tani, transmeton koha.net.

Edhe interieri i tij do të jetë në ngjyrë të zezë e të arit, me ulëse sportive të shkruar Turbo.

Deri tani nuk dihet nëse Porsche do të modifikojë fuqinë e veturës.

911 993 Turbo origjinal përdor motorin 3.6 litërsh twin turbocharged që prodhon 402 kuajfuqi.

Porsche premton se “Projekti Gold” do të jetë “vërtetë unikë”.

{gallery}