Auto

Gara në automobilizëm, e ndërprerë të dielën, vazhdon sot

Descriptive Text

Gara më e madhe në vend në automobilizëm “Drag Race 2018”, që nisi të dielën e që më pas u ndërpre, do të vazhdojë të martën (sot), raporton “Koha Ditore”.

Vendimi për vazhdimin e garës është marrë të hënën (dje).

“Ju njoftojmë se është marrë vendimi në lidhje me përcaktimin e kohës për vazhdimin e garës ‘Drag Race 2018’. Nesër (e martë v.j.) nga ora 17:00 do të vazhdohet gara e ndërprerë në kategorinë e automjeteve që tërheqin me katër rrotë në klasat 9 dhe 10, si dhe do të përcaktohet garuesi më i shpejtë i kësaj gare”, thuhet në njoftimin e Federatës së Autosporteve të Kosovës (FAK).

Siç njoftoi të dielën mbrëma FAK-u, gara ishte ndërprerë për shkaqe sigurie.