Auto

Ky Mercedes-AMG GT S e bën GT R të duket si një veturë e zakonshme

Ndër detajet më interesante të AMG GT S së përditësuar nga kompania e njohur amerikane Creative Bespoke, sigurisht është pjesa e përparme, më saktësisht kofanoja nën të cilën fshihet motori i AMG-së 4.0-litër V8.

Nëse e harrojmë “përbindëshin” hibrid i cili fshihet nën emrin Project One, atëherë modeli i dytë më i zjarrtë i cili mbart yllin e famshëm trekëndësh është padyshim Mercedes-AMG GT R, transmeton Koha.net.

Për një klientelë që mendon se gjithnjë mundet më mirë, Creative Bespoke, selia e së cilës është në Arizona, ka përgatitur një përgjigje adekuate ndaj AMG GT R ku si bazë ka përdorë modelin AMG GT S.

Përveç rrotave të veçanta prej 20-inç (ADV.1), të cilat zëvendësuar ato standarde të AMG-së, Creative Bespoke këtë “bishë” e ka pajisur me disa elemente të bëra nga fibra të karbonit përmes të cilave ky Coupe super-sportiv, përfundimisht, mund të qëndrojë ‘krah për krah’ me modelin GT R.

Për kofanon e veçantë të këtij modeli, kjo kompani është frymëzuar nga modeli aktual i Chevroletit - Corvette ZR1 por detaji kryesor qëndron ende nën këtë kofano – motori i AMG-së 4.0-litër V8 i cili është me kapacitet prej 630 kuajfuqi dhe vjen me sistemin e modifikuar të shkarkimit të gazrave, përcjell Koha.net. Ky AMG GT S ka 45 kuajfuqi më shumë se AMG GT R dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,6 sekonda dhe atë maksimale deri në 318 km/h.

{gallery}