Auto

Audi Q3 në version RS vjen me 400 kuajfuqi

Audi kohë më parë ka prezantuar gjeneratën e re të SUV-it Q3, ndërsa hapi i ardhshëm është versioni sportiv me shenjën RS.

Q3 në version RS do të ketë të njëjtin motor që ndodhet te TT RS, 2.5-litër me kapacitet prej rreth 400 kuajfuqi, transmeton ksp. Po ashtu, ky motor është në kombinim me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, Quattro.

Audi Q3 RS vjen dizajn në stil të ri sportiv dhe me pamje elegante. Ai i ngjan shumë modelit Q8, ndërsa dritat i ka sikurse të A3 Sportback të ri.

Versioni standard i Audi të ri Q3 në shitje do të dalë në nëntor të këtij viti, ndërsa versioni RS pritet në fillim të vitit të ardhshëm.

{gallery}