Auto

Mercedes-AMG do të parandalojë rishitjen e hiper-veturës së saj - Project One

Gjiganti gjerman i veturave, Mercedes-AMG dëshiron të parandalojë që hiper-vetura e saj Project One të rishitet.

Çmimi i Project One është 2.6 milionë dollarë dhe do të prodhohen vetëm 275 modele të tilla. Edhe pse Mercedesi ende nuk ka nisur shitjen, tashmë janë shfaqur reklamat për shitje.

Mbetet për t’u parë nëse Mercedes-AMG mund t’i parandalojë konsumatorët që ta rishesin Project One, pasi që kryeshefi i Aston Martinit - Andy Palmer, vitin e kaluar tha se kompania nuk do të tolerojë rishitjen e modelit Valkyrie, transmeton ksp.

Projekti One ka motor 1.6 litërsh V6 Turbo me kapacitet prej 1,000 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 200 kilometra në orë ta arrijë për 6 sekonda.

{gallery}