Auto

Automobilat “e mbytur” para lansimit

Historia e automobilizmit është e mbushur me automobila që mbetën vetëm ëndrra për t’u realizuar. Në shumë raste, disa projekte u aprovuan e madje edhe u testuan nga kompanitë e automobilizmit, por kurrë nuk u lansuan.

Këta automobila nuk arritën kurrë fazën e prodhimit për shkak të buxhetit, ndryshimeve të papritura në ekipe apo ndryshimin e kushteve të tregut. Autoprodhuesit shpeshherë edhe janë kritikuar ashpër për “mbytjen” e automobilave të caktuar akoma para lansimit.

“Benzi” i të ’50-ave (1953)

“Mercedes-Benzi” pa sukses provoi të lansonte një model të lirë disa herë para se të prezantonte modelin “W201 190” në dhjetor 1982. Në vitin 1953, bordi i kompanisë aprovoi zhvillimin e këtij modeli që do të kushtonte 15 deri 20 për qind më pak se modeli “170V”, por projekti u anulua kur “Daimleri” mori përsipër “Auto Unionin” më 1958. Anëtarët e bordit thanë që një “Mercedes” i vogël do të garonte me modelet e mëdha të kompanisë dhe nuk donin përplasje të panevojshme... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)