Auto

Opel Insignia nga ky muaj me motor të ri Turbo

Kompania e njohur Opel nga fillimi i këtij muaji ofron motori të ri benzinë Turbo për veturën e saj të famshme Insignia, të cilin e posedon versioni GSi.

Fjala është për motorin 1.6-litër Direct Injection Turbo, i cili i përshtatet standardit Euro 6d-TEMP, transmeton Koha.net. Ky motor i ri është me kapacitet prej 200 kuajfuqi dhe mund të kombinohet me marshin manual prej gjashtë shpejtësive ose me automatik.

Opel konfirmon se Insignia Grand Sport me motor të ri shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 7,7 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 235 km/h. Po ashtu, konfirmon se me këtë motor tani ky model shpenzon karburant mesatarisht 6.3-litra në 100 kilometra.

Përveç Grand Sportit, motori i ri është në dispozicion edhe për Insignia Sports Tourer.

Në Gjermani, Opel Insignia me këtë motor të ri kushton rreth 35,000 euro.