Auto

Huracani kuqezi që vjen nga e ardhmja

Super-veturat mund të definohen si ekstravagante dhe kur i shikojmë në fotografitë, Lamborghini i ka disa nga më të mirë dhe më të bukura.

Megjithatë, disa pronarë të veturave të tilla besojnë se modelet e këtij prodhuesi të njohur italian mund të jenë edhe më të mira, transmeton Koha.net. Tani, kompania e njohur Prior Design ofron paketën e saj PDLP610WB për modifikimin e Huracanit të Lamborghinit, përmes së cilës kjo super-veturë kuqezi duket sikur vjen nga e ardhmja.

Falë kësaj pakete të Priorit, ky Huracan tani karakterizohet me mbrojtësit anësor të zgjeruar, pragjet e reja, spoiler të ri të përparmë dhe difuzer të ri të pasmë. Të gjitha këto janë të bërë nga fibra të xhamit-ruflex, ku sipas kësaj kompanie gjermane [Prior Design], ky është një material që bën mrekulli dhe ofron fleksibilitet, në kombinim me stabilitet dhe qëndrueshmëri për ngjyra.

Gjithashtu, Prior Design, për këtë Huracan ka zgjedhur edhe rrotat shumë të gjera, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave si dhe disa modifikime në interier.

Sa i përket motorit, ky Huracan ka të njëjtin motor sikurse nga kur ka dalë nga fabrika. Nën kofanon e tij qëndron motori 5.2-litër me kapacitet prej 601 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3,2 sekonda dhe atë maksimale deri në 325 km/h.

{gallery}