Auto

Së shpejti në treg vetura sportive e elektrike kineze

Kompania kineze Qiantu Motor ka konfirmuar zyrtarisht se modelin e saj sportive e elektrike K50, do të jetë në dispozicion në treg nga 8 gushti.

Qiantu K50 ka dy motorë elektrikë me 380 kuajfuqi në total (me funksionin Boost 435 kuajfuqi), gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 4,6 sekonda dhe atë maksimale deri në 200 kilometra në orë, transmeton Koha.net. Me vetëm një karikim të baterisë kjo veturë sportive mund të udhëtojë deri rreth 380 kilometra.

K50 peshon 1,960 kilogramë dhe është i gjatë 4.6 metra, i gjerë 2 metra, i lartë 1.2 metra si dhe boshtin e rrotave e ka të gjatë 2.5 metra.

Sa i përket interierit, K50 karakterizohet me instrument-tabelën digjitale vertikale dhe ekranin 15.6-inç të ndjeshëm në prekje.

Qiantu Motor thotë se modelin K50 do ta prodhojë në fabrikën e Suzhout, ndërsa çmimi i tij është rreth 95,000 euro.

{gallery}