Auto

G-Power Mercedes-AMG C 63 S me 600 kuajfuqi

Një tjetër model i Mercedes-AMG i cili ka kaluar nëpër duart e kompanisë së njohur gjermane G-Power, është ky C 63 S (W205).

Motori i këtij modeli, 4.0-litër Twin-Turbo V8, është përforcuar në 600 kuajfuqi, që nënkupton se tani ka 90 kuajfuqi më shumë sesa modeli standard, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, tani ky Mercedes-AMG C 63 S (W205) shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,8 sekonda ndërsa atë maksimale “mbi” 300 km/h.

G-Power, po ashtu, ofron edhe set të ri të rrotave Hurricane RR nga alumini e diametër prej 20-inç (komplet me goma kushtojnë 6,680 euro).

{gallery}