Auto

Fillon gara automobilistike malore në Jezerc

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu hapi sot garën automobilistike në Jezerc në kuadër të garave në disiplinën malore.

Në këtë garë e cila poentohet në kuadër të Kampionatit të Kosovës për vitin 2018, po marrin pjesë vetëm vozitësit që posedojnë licencë garuese të njohur nga FASK dhe FIA, e vlefshme për vitin 2018.

Aliu në hapje të garës u shpreh se këto gara dhe sporti në përgjithësi që po organizohet në këto anë i kanë dhënë impakt të jashtëzakonshëm turizmit malor në territorin e Ferizajt, veçanërisht fshatit Jezerc dhe Nerodime të cilat tashmë janë zona shumë të frekuentuara nga vizitorë nga e gjithë vendi e më gjerë. Gjithashtu, Aliu theksoi se ky sport dhe sportet e tjera do të kenë mbështetjen nga Komuna e Ferizajt me të vetmin qëllim nxitjen e shpirtit garues dhe masivizimin e sportit, transmeton kp.

U bë e ditur se në këtë garë po marrin pjesë 50 garues, starti do të jetë nga Nerodimja deri në Jezerc, 4800 metra do të jenë dy xhirot, rruga është terren i përshtatshëm për këtë sport, kërkesa është aprovuar edhe nga komuna, policia si dhe zjarrfikësit dhe se është organizim nga Federata e Automobilizmit të Kosovës sipas kushteve dhe lejeve përkatëse nga niveli qendror dhe lokal.