Auto

Automobilat që i hapën rrugë elektrifikimit në Evropë

Foto: Ilustrim

Gati çdo autoprodhues i madh, pavarësisht buxhetit, ka një plan për elektrifikim të automobilave. Sipas shumë analistëve, ata që s’kanë plane janë në telashe.

Kjo megjithatë nuk është hera e parë që qeveritë dhe zyrtarët shtetërorë kërkojnë revolucion në transport me zhvillimin e baterive për automobilat, shkruan sot “Koha Ditore”. Evropa dhe Amerika kanë përjetuar një “ngjallje” të fuqishme elektrike në fund të viteve 1980 e që kulmin e pati gjatë të ’90-ave.

Situata në Evropë

Kriza e naftës më 1974 la shenjë të pashlyeshme në industrinë e automobilave në Evropë. Kompani të mëdha si “BMW”, “Volkswagen”, “Fiat” dhe “Mercedes-Benz” përshpejtuan përpjekjet për të gjetur alternativë për automobilat me djegie.

Shkuarja në treg elektrik ishte një nga shumë zgjidhjet që ofruan inxhinierët. “Mercedesi” dhe “Volkswageni” përfshinë edhe hibridët, në mesin e shumë opsioneve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)