Auto

Fotografohet Aston Martin DBX i ri në fabrikë

Aston Martin ka marr pronësinë e fabrikës së re 230 milionë euro, në të cilën do të prodhohet DBX crossover i ri nga viti 2019 e tutje.

Fabrika e re në St Athan të Wales, dhe krijon 750 vende të reja të punës.

Aston Martin DBX do të jetë një veturë e ndërtuar nga duart e njeriut dhe i pari si hyrje e kësaj marke në tregun e modeleve SUV.

Koncepti i tanishëm tashmë i fotografuar, do të jetë model coupe me dy dyer, ndërsa do të rivalizojë Bentley Bentayga, Porsche Cayenne, Lamborghini Urus dhe Maserati Levante.

Vetura koncept DBX luksoz GT e Aston Martin ka befasuar të gjithë në panairin e veturave në Gjenevë, e cila tregonte drejtimin krejtësisht të ri të kësaj marke.

Aston Martin DBX koncept është vetura e parë e tyre krejtësisht elektrike crossover me të gjitha rrotat aktive, i cili tani edhe do të kalojë nga linjat e prodhimit.

Detajet teknike ende nuk dihen, por dihet se DBX koncept sportiv ka një motor të fuqishëm elektrik, i cili zëvendëson motorin tradicional V12 të Aston Martin.

{gallery}