Bota demokratike po ecën ngadalë drejt elektrifikimit

Bota demokratike po ecën ngadalë drejt elektrifikimit

15 korrik 2018 16:47

Raporti i ri i Britanisë së Madhe “Rruga drejt Zeros” rekomandon që të gjitha shtëpitë e reja të pajisen me mbushës për automobila elektrikë si pjesë e planit për të lëvizur drejt zero emetimeve në mënyrë që të eliminohen automobilat dizel dhe benzinë deri në vitin 2040.

Plani përfshin mbushjet publike të lidhura nëpër rrugë, pompa të benzinës dhe hapësira pushuese nëpër rrugë, por s’ka sinjale se çfarë do të bëhet me automobilat dizel, shkruan sot “Koha Ditore”.

Qasja drejt automobilave elektrikë po ndryshon shpejt, pavarësisht tentimeve të kompanive të naftës për të përhapur informata të kundërta.

Në shtete si Japonia, numri i pikave të mbushjes ka tejkaluar numrin e pompave të benzinës, edhe pse shumica e tyre janë nëpër shtëpitë e qytetarëve. Autobusët elektrikë po rriten si opsion i ri për transportin publik, në shumë vende të botës, që po i godet edhe më shumë kompanitë e naftës, shkruan “Forbes”.

Industria e automobilizmit do të kalojë nën një ndryshim të paparë deri tash. Pas skandalit me emetim të gazrave, “Volkswageni” ka njoftuar se vitin e ardhshëm do të lansojë automobila elektrikë si pjesë e planit për të fituar besimin e përdoruesve dhe rregullatorëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme