Auto

Autoprodhuesit po bëjnë hapin e madh drejt mobilitetit

Descriptive Text

Deri para disa vitesh, kompanitë e automobilave ishin thjesht kompani të automobilave. Përpos disa kompanive si “Honda”, “Suzuki” e “BMW” që bënin automobila dhe motoçikleta, të gjithë prodhuesit tjerë ishin të fokusuar vetëm në krijimin e automobilave të llojllojshëm me më shumë siguri e efikasitet. Sot, gjërat janë ndryshe.

Për t’u njohur dhe për t’u përshtatur më shpejtë me ndryshimet e mëdha që po ndodhin në një shoqëri të uritur për më shumë pastërti, më shumë efikasitet, më shumë sisteme të lidhura të transporteve, kompanitë e mëdha si “Toyota” dhe “Honda” kanë bërë strategji të ndryshme e të ndara prej rrugëve të përcaktuara më herët, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të paktën, në panairin “ConsumerElectronicsShow” të mbajtur në muajin janar në LasVegas, “Toyota” prezantoi konceptin e vet të quajtur “e-Palette”. Ky koncept është një automobil elektrik, autonom e fleksibil që mund të përdoret për nevoja të ndryshme e për stile të ndryshme jetese.

Në stilin e një zyre me hapësirë e drejtuar në rrota, automobili u prezantua bashkë me idenë inovative “Aleancën e-Palette”. Ky është partneritet në të cilin “Amazon”, “Mazda”, “Pizza Hut”, “DiDi” dhe “Uber” po bashkëpunojnë në planifikimin e automobilave, verifikimin e tyre dhe konceptet e aplikacioneve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)