ABT Sportsline përforcon Audi A7 Sportback në 425 kuajfuqi

ABT Sportsline përforcon Audi A7 Sportback në 425 kuajfuqi

14 korrik 2018 20:32

Kompania e njohur gjermane ABT Sportsline prezanton paketën e saj të re për modelin e Audit, A7 Sportback, i cili tani karakterizohet me set të ri të rrotave dhe paketën për përforcimin e motorit benzinë V6.

Para se gjithash, në shikim të parë vërehen rrotat e reja, 20 deri 22-inç, të cilat janë në dispozicion me ngjyrë të zezë, të zezë mat dhe të zezë me shkëlqim, transmeton Koha.net.

Sa i përket paketës për përforcimin e motorit benzinë 3.0-litër V6, ai tani është përforcuar nga 340 në 425 kuajfuqi. Po ashtu, paketa e ngjashme është në përgatitje edhe për motorin dizel.

Gjithashtu, ABT Sportsline për këtë paketë të re ofron edhe garanci deri në 36 muaj.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme