Auto

Larte Design i jep një pamje “më të guximshme” Infinitit QX80

Kompania që merret me modifikimin e veturave, Larte Design, tani në ofertën e saj ka edhe paketën e re të dedikuar për modifikimin e modelit Infiniti QX80, përmes së cilës këtij modeli i jep një pamje “më të guximshme”.

Infiniti QX80, i cili ka motor 5.6-litër V8 me kapacitet prej 298 kW/400 kuajfuqi, me këtë rast vjen me aerodinamikën e re, set të ri të rrotave, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave si dhe me interier të modifikuar, transmeton Koha.net.

Image

Ky “japonez” tani karakterizohet me mbrojtësin e ri të përparme dhe të pasmë, maskën e re me logon “Larte Design”, amortizatorët e modifikuar, rrotat e reja, sistemin e shkarkimit të gazrave nga çeliku nga katër gypa, si dhe me interier prej lëkure Alcantara ngjyrë të zezë.