Sot mbahen garat në karting dhe drift

Sot mbahen garat në karting dhe drift

14 korrik 2018 09:24

Gara e paraparë për fundjavën e kaluar në karting dhe drift, e cila u anulua për shkak të kushteve atmosferike, do të zhvillohet sot në të njëjtin vend dhe të njëjtën kohë.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se së pari, do të mbahet gara në karting, e dyta për këtë kampionat, ndërsa menjëherë pas përfundimit të saj është gara në disiplinën drift, që pritet të jetë shumë atraktive.

“Salla e Panaireve në Prishtinë do të jetë vend takimi i të gjithë atyre që dëshirojnë të shohin atraksione automobilistike. Paraqitja në garë për karting fillon në orën 08:30, ndërsa pas procedurave të zakonshme, parashikohet që gara zyrtarisht të fillojë në orën 11:00. Publikimi i rezultateve dhe shpallja e fituesve bëhet 30 minuta pas përfundimit të garës”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Ndërsa, paraqitja për garën në drift fillon në orën 13:00. Pas verifikimit të dokumentacionit dhe brifingut me garues, xhiroja e parë e garës fillon në orën 15:00. Garat organizohen nga Federata e Auto Sportit e Kosovës në bashkëpunim me klubet pjesëmarrëse. Pjesëmarrës në këtë garë do të jetë edhe Bojan Cvetkovic nga Sak Auto Tjuning Klub.

Risi nga paralajmërimi i javës së kaluar është edhe ftesa që u është bërë klubeve të motoristëve nga e gjithë Kosova që nesër të jenë në pistë dhe të shfaqin adrenalinën e tyre.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme