Super Aston Martin DP215 unik i 63-ës që arrin shpejtësinë 318km/h pritet të shitet 21m €

Super Aston Martin DP215 unik i 63-ës që arrin shpejtësinë 318km/h pritet të shitet 21m €

11 korrik 2018 21:45

Një super Aston Martin i cili në vitin 1963 ka arritur shpejtësinë maksimale 318 kilometra në orë pritet të shitet me një çmim rekord thyes prej 21.2 milionë eurosh.

Nëse kjo veturë shitet për çmimin e vlerësuar e të pritur, do të bëhet vetura që është shitur më së shtrenjti ndonjëherë e ndonjë marke britanike në ankande.

DP215 Grand Touring Competition Prototype ishte super i lehtë e veturë me aerodinamikë garuese e me motor 4.0 litërsh.

Dhe ishte vetura e parë që ka arritur 300 kilometra në orë në Mulsanne Straight të Le Mans gjatë ushtrimeve para garës së vitit 1963.

Kjo veturë pritet të dal në një ankand me 24 gusht në Kaliforni, ndërsa pritet të shitet nga 18 deri 21 milionë euro.

Rekordi i tanishëm për ndonjë Aston Martin të shitur në ndonjë ankand është 19.8 milionë euro, nga Aston martin DBR1/1 i vitit 1956 i shitur në 2017-ën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme