Auto

Mercedes-Benz S560 vjen më tërheqës dhe i përforcuar në 584 kuajfuqi

Në krahasim me versionet sportive Mercedes-MG S63 dhe S65, modeli standard Mercedes S560 është dukshëm më i dobët dhe për të gjithë ata që dëshirojnë fuqi shtesë kompania Renntech ofron zgjidhje.

Renntech ofron dy paketa për përforcimin e motorit benzinë 4.0-litër Twin-Turbo V8 të këtij S560, transmeton Koha.net. Paketa e parë e përforcon këtë motor në 484 kuajfuqi, ndërsa paketa e dytë e përforcon në 584 kuajfuqi.

Tani, ky Mercedes-Benz S560 shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4,25 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 310 km/h.

Disa përmirësime në eksterier me elemente nga fibra të karbonit si dhe rrotat 21-inç të përparme dhe 22-inç të pasme, i ka dhënë këtij Mercedesi një pamje më tërheqëse.

{gallery}