Auto

GW Porsche 400R me seri të kufizuar e çmim mbi gjysmë milion dollarë

Kompania e njohur amerikane e cila merret me modifikimin e veturave, Gunther Werks, është duke ofruar modelin e modifikuar Porsche 400R, i cili është i bazuar në Series 993, për 525,000 dollarë.

Dhjetë muaj pas paralajmërimit të këtij modeli, Gunther Werks ka filluar të prodhoj serinë e Porsche 400R e cila është e kufizuar në vetëm 25 njësi, transmeton Koha.net.

Kjo kompania për ndërtimin e këtij Coupe të përsosur, është bazuar në modelin Series 993. Në Kaliforni, ata që kanë modelin 993 duhet ta sjellin në këtë kompani dhe në rast se nuk e kanë atëherë Gunther Werks do ti ndihmojë që ta gjejnë modelin adekuat në mënyrë që të bëhen me Porsche 400R.

Secili Porsche 400R Coupe do të vijë me motor atmosferik 4.0-litër me 6 cilindra e kapacitet prej 400 kuajfuqi.

Tri modelet e para të punuara me dorë pritet të arrijnë tek pronarët e tyre në tremujorin e fundit të këtij viti.

{gallery}