Auto

BMW seria 3 Sport Wagon i kamufluar spiunohet në testime

Tashmë dihet se Seria 3 e BMW-së është duke u përgatitur për të lansuar, më parë është spiunuar modeli sedan, ndërsa tani Sports Wagon, i cili ka zbuluar se stili i trupit do të vazhdojë të jetë i njëjtë për së paku edhe një gjeneratë.

BMW Seria 3 Sport Wagon që pritet të lansohet në 2019-ën, nuk ka ndryshuar formulën fituese të dizajnit të BMW-së. Ky model i spiunuar edhe pse është shumë mirë i kamufluar, Sports Wagon i ri duket si të ishte një BMW Seria 5 Sports Wagon, por më i vogël, transmeton koha.net.

‘Fytyra’ e tij ngjan me dizajnin e BMW seria 3 sedan të ri.

Seritë 3 të reja nuk duket se do të jenë me ndonjë dizajnë radikal, megjithatë ata vijnë me platformën e re CLAR e cila ndihmon në humbjen e peshës së tyre.

BMW Seria 3 Sports Wagon mund të debutoj së bashku me versionin sedan gjatë këtij viti në panairin e veturave në Paris i cili mbahet në tetor, ndërsa shitjet e tij do të mund të fillojnë gjatë 2019-ës.

{gallery}