Auto

Mazda CX-5 së shpejti me motor të ri

Megjithëse Mazda ka shkuar duke ulur vëllimin e motorit, situata e tregut mund të përmbysë planet e prodhuesit japonez.

Spekulohet se Mazda po planifikon të vendosë turbo-mbushësin e ri 2.5-litër në modelin e ri të tretë në rangun e vet, transmeton ksp.

Motori në fjalë është pranuar edhe nga konsumatorët në modele të mëdha Sedan Mazda 6 dhe SUV CX-9, dhe në vijim ndoshta do të jetë më i vogël se CX-5.

Për momentin, CX-5 ofron vetëm Skayctiv me katër cilindra 2.0-litër me kapacitet prej 157 kuajfuqi dhe një me 2.5-litër që siguron 190 kuajfuqi.

Nga ana tjetër, Turbo me 2.5-litër ka 230 kuajfuqi dhe ka një version që siguron 250 kuajfuqi, sa i përket modelit CX-9.

Nuk ka njoftim se kur do të jetë zyrtarisht në dispozicion në CX-5 ose sa “kuaj” do të jenë në dispozicion.

Pritet në fund të këtij viti ose më së voni deri në fillim të vitit të ardhshëm, ose ndoshta në debutimin e gjeneratës së re të Mazda 3.

Megjithëse Turbo-dizeli do të jetë më i pranishëm në vetura e Mazdas, ky prodhues nuk heq dorë nga versioni me naftë, kështu që Mazda 6 me motorin dizel Skyactiv-D është e pranishme edhe në SHBA.