Auto

Bentley përgatit versionin e ri të Bentayga Sport

Segmenti SUV Coupe ngadalë po fiton tregjet e automobilave në të gjithë botën.

Pasi Audi prezantoi kohët e fundit Q8, u njoftua edhe një SUV nga grupi Volkswagen.

Bëhet fjalë për Bentley Bentayga Sport që do të jetë një model më i shkathët dhe më sportiv se versioni standard, transmeton ksp.

Tipari kryesor do të jetë kulmi, i cili patjetër do të ndikojë në ulësen e pasagjerëve për ulësen e pasme dhe kapacitetin e bagazhit.

Bentley njoftoi kohët e fundit një version edhe më të fortë të Bentaygas me etiketë Speed, por është shumë e mundur që në thelb të jetë një Coupe me motor të fuqishëm W12.