Trumpi kërcënon me 20% tarifë ndaj veturave evropiane të importuara në SHBA

Trumpi kërcënon me 20% tarifë ndaj veturave evropiane të importuara në SHBA

23 qershor 2018 11:29

Donald Trump ka kërcënuar se do të vendosë një tarifë importi prej 20 për qind ndaj veturave evropiane.

Presidenti i SHBA-së ka bërë këtë publike nëpërmes llogarisë së tij në Twitter, ku ka shkuar se nëse “Tarifat e barrierat nuk do të hiqen së shpejti” Amerika mund “të vendos tarifë prej 20% për të gjitha veturat e tyre që vijnë në SHBA. Ndërtoni ata këtu”, transmeton koha.net.

Veturat e prodhuara në Amerikë e që importohen në shtetet e Bashkimit Evropian kanë 10% tarifë, por mallrat që importohen nga Evropa në SHBA kanë një tarifë prej vetëm 2.5 për qind.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme