Auto

BMW me “task forcë” për t’u përgatitur për Brexit

Descriptive Text

BMW ka përgatitur një forcë punëtore speciale për t’u përgatitur për skenarin më të keq që mund të ndodhte pas Brexitit, njëri prej të cilëve është nëse Britania e Madhe largohet nga bashkimi doganor dhe si një treg i vetëm, e pa asnjë marrëveshje tregtare me BE-në.

Forca speciale e BMW-së për Brexit është duke përgatitur këtë kompani për radhët e gjata kufitare e vonesat e furnizimeve të nevojshme si dhe po konsideron masa mbrojtëse kundër humbjes së vendeve të punës, transmeton koha.net.

Kjo kompani ndërton rreth 200 mijë MINI në vit në fabrikën e saj në Cowley të Oxfordit, e 20 Rolls-Royce në ditë në Goodwood të West Sussex.

Shefi i shitjeve të BMW, Markus Duesmann ka thënë se strategjia e kompanisë për Brexit ka në prioritet: “Furnizimet në fabrika” si dhe “ruajtjen e vendeve të punës”, duke shtuar “Brexit po na ngarkon ne me një kosto shumë të madhe”.

Duke treguar sistemin e tanishëm të kompanisë për furnizime, Duesmann ka thënë për magazinën gjermane automobilistike ‘Automobilwoche” se: Një numër i madh i komponenteve kaloj Kanalin Anglez rreth katër herë para se vetura të ndërtohet kompletë e të arrij te konsumatorët. E pas Brexit për çdo kalim të kufirit do të ketë detyrime doganore.

Kompania do të ketë nevojë për “shumë më tepër mallra në rrugë” për të luftuar vonesat e për të mbajtur fabrikat e saja në punë në Mbretërinë e Bashkuar.