Auto

Porsche blen aksione në kompaninë kroate që prodhon super vetura, Rimac

Porsche ka blerë aksione minoritare në markën e super veturave elektrike Rimac, e cila kaë prodhuar super veturën Concept One hypercar.

Nëpërmes një deklarate, Rimac ka thënë se kjo marrëveshje ka për qëllim që të mbështesë pozicionin e saj si lider në shpërndarjen e teknologjisë EV si dhe në prodhim të super veturave me performanca të larta elektrike, transmeton koha.net.

Kompania kroate Rimac është themeluar në vitin 2009 nga shefi Mate Rimac dhe është rritur duke punësuar 400 veta në Zagreb.

Me këtë marrëveshje me Porsche, prapë Mate Rimac mbetet aksionari më i madh në Rimac.

Rimac njihet më së shumti për super veturën Concept One i cili ka një motor elektrik që prodhon 1270 kuajfuqi e i cili bën që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100km/h ta arrijë për 3.3 sekonda e atë maksimale 355 kilometra në orë.

Më vonë ata kanë prodhuar versionin më të lehtë e më të shpejtë të quajtur Concept S në 2017-ën, i cili kishte 1,888 kuajfuqi.