Zbulohet Fiat Panda Waza super special

Zbulohet Fiat Panda Waza super special

19 qershor 2018 22:37

Fiat ka prezantuar një Panda crossover të edicionit special në bashkëpunim me kompaninë e aplikacionit të navigacionit për smartfonë, Waze.

Aplikacioni Waze i lejon njerëzit të shmangin trafikun rrugor apo rrugët e mbyllura duke përdorur të dhëna në kohë reale si dhe sugjeron rrugë alternative për shoferët, transmeton koha.net.

Më shumë se 100 milionë njerëz e përdorin këtë aplikacion në smartfonët e tyre.

Në Panda Waze, aplikacioni i navigacionit është i integruar në sistemin e brendshëm të veturës të quajtur ‘Uconnect’, i cili gjithashtu mund të kontrollohet edhe nga smartfoni.

Waze mund të shfaqet në ekranin kryesor të veturës për të dhënë informacione rrugore si dhe të llogarisë kohën që do të marrë rruga e paracaktuar nga shoferët, nga pika A deri tek ajo B.

Fiat Panda Waze ka motorin 1.2 litërsh me benzinë që prodhon 69 kuaj fuqi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme