Protesta kundër emrit të ri të Maqedonisë zhvendoset në Shkup

Protesta kundër emrit të ri të Maqedonisë zhvendoset në Shkup

17 qershor 2018 21:44

Mijëra protestues janë mbledhur sonte para Kuvendit të Maqedonisë kundër marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e problemit të emrit të ish-republikës jugosllave.

Forca të shtuara policore janë vërejtur para ndërtesë së Parlamentit të Maqedonisë në Shkup, transmeton KosovaPress.

Paradite protestat janë zhvilluar në Prilep.

Greqia dhe Maqedonia nënshkruan më herët sot një marrëveshje sipas së cilës emri i ri i ish-republikës jugosllave do të jetë Republika e Maqedonisë Veriore.

Lideri i opozitës VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski tha sot se kjo parti e kundërshton me të gjitha mjetet demokratike dhe ligjore këtë marrëveshje dhe se nuk do të mbështesë ndryshimin e Kushtetutës dhe as ndryshimin e emrit kushtetues të vendit.

Marrëveshja e kryeministrit Zoran Zaev me Greqinë është karakterizuar si një kapitullim të vendit dhe degradim i sovranitetit të Maqedonisë.

“Historia do të gjykojë. Emri ynë është Maqedonia, emri i krenarisë sonë dhe ne jemi maqedonas krenarë. Maqedonia është dashuria jonë, emocion, atdhe”, tha Mickoski.

Komentet

Agroni19/06/2018 10:25

Dihet teritori i Maqedonise, qe ska te beje aspak me keta maqedone qe nuk e dine edhe vete cka jane. Por nje dihet, me siguri nuk jane popull i Maqedonise. Ka shqiptare, greke, sllavomaqedone, cincare, bullgare, rome me pakice dhe aty diku ndonje serb.

Shto koment

Të ngjashme