Arbëri

Weber: EULEX-i nuk ka mundur të funksiononte krejtësisht i pavarur nga ndikimet politike

Në një mjedis specifik sikurse është Kosova, EULEX-i nuk ka mundur të funksiononte krejtësisht i pavarur nga ndikimet politike, ka thënë në një intervistë dhënë “Kohës Ditore” analisti gjerman Bodo Weber.

Për të përmbushur mandatin e vet, sipas Weberit, EULEX-i është dashur të bashkëpunonte me politikanët, ndërkaq në të njëjtën kohë është supozuar se duhej t’i ndiqte ata për aferat korruptuese në të cilat mund të jenë përfshirë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Weber, një ekspert për rajonin në “Këshillin për Politika të Demokratizimit” (DPC) me seli në Berlin, mendon se kjo e ka komplikuar situatën, edhe pse EULEX-i ka pasur mbështetjen e shumicës së qytetarëve të Kosovës për t’i ndjekur “peshqit e mëdhenj”.

Gjatë 10 vjetëve prezencë në Kosovë, sipas Weberit, EULEX-in e kanë shoqëruar kontradikta të shumta, të cilat kanë nisur si rezultat i mungesës së një konsensusi më të gjerë rreth prezencës së misionit më të madh që Bashkimi Evropian ka pasur ndonjëherë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)