Arbëri

​Nuk ka fluks në pikat kufitare të Kosovës

Ndonëse gjatë ditës së sotme është raportuar për kolona të gjata në pikën kufitare Morinë, të dhënat e publikuara nga Ministria e Punëve të brendshme flasin ndryshe për këtë gjendje.

Sipas qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, në të gjitha pikat kufitare të Kosovës nuk ka kolona të automjeteve. Por ka vetura që presin në radhë diku 300 metra, shkruan kp.

Në bazë të dhënave të publikuara nga kjo qendër 3 deri në 5 vetura po qarkullojnë brenda një minute në pikat kufitare në Çafë të Morinës, në atë të Vërmicës, Jarinjës, Dheut të Bardhë, Merdarit, Hanit të Elezit.