Arbëri

Dogana reagon për raportin e Auditorit

Dogana e Kosovës ka reaguar ndaj publikimeve në lidhje me gjetjet e Zyrës kombëtare të Auditorit për Doganën.

Në reagimin e saj, Dogana e Kosovës thotë se raporti final i auditorit është mjaft profesional dhe nuk ka gjetur asnjë shkelje serioze, materiale dhe është raporti më i mirë për disa vitet e fundit.

Auditori gjen një varg parregullsish në Doganën e Kosovës

“Opinioni i auditorit është i pamodifikuar qe do te thotë se pasqyrat financiare paraqesin pamje të drejtë dhe ligjore, ku krahasuar me vitet paraprake raporti -opinioni ka qenë me theksim te çështjes”, thuhet në reagimin dërguar mediave.

Sipas Doganës, në raport janë disa të gjetura ne aspektin procedural por që nuk janë materiale, që kanë pas efekt në taksa apo të hyra, siç është zhdoganimi në mungesë të licencës për mallra me akcize.

“...ku rasti në fjale ka pasur licence valide të vazhduar nga MTI., ku kërkohet pastaj licencë nga Dogana dhe Dogana gjithashtu ia ka konfirmuar licencën ku vetëm për çështje teknike dhe për të mos pritur mauna, një dite të vetme para protokollimit të licencës dogana ka zhdoganuar malli ku i ka paguar te gjitha taksat dhe asnjë cent nuk ka munguar në të hyra. Ky rast siç është raportuar në disa media nuk ka të bëje fare me shmangie nga të hyrat dhe as raporti i auditorit nuk e ka evidentuar”, thuhet më tej në njoftim.

Rasti tjetër ku ceket vlerësimi i mallrave , sipas Doganës duhet të lexohet drejt raporti sepse auditori ka evidentuar dy raste ku njeri rast ceket se dogana ka marrë veprimet dhe rasti tjetër është pa asnjë ndikim në teë hyra, pra theksohet përdorimi i metodave të vlerësimit por pa efekte financiare.

“Çështja e llogarive të arkëtueshme vlerësohet lartë angazhimin dhe veprimet e ndërmarra te Doganës, por auditori thekson se këto kanë të bëjë me rastet që nga viti 2002 që janë raste nëpër procedura penale dhe administrative nëpër gjykata dhe kërkon një angazhim ndërinstitucional, sepse e cek në raport se dogana i ka dërguar lëndët tek përmbaruesi dhe gjykatat”.

Tek rastet e nënshkrimit të kontratës para zotimit të mjeteve, Dogana thotë se këto raste janë çështje te interpretimit ligjor dhe dogana ka pas interpretim ligjor nga institucioni përkatës se mund të zhvillohen këto procedura. Kjo çështje, sipas Doganës, ka të bëjë me interpretim ligjor nga institucionet tjera vetëm për çështje procedurale por pa ndonjë efekt tjetër, sepse buxheti është i aprovuar me ligj dhe këto mjete janë të ndara me ligjin për buxhet.

“Raporti duhet të lexohet në tërësi dhe drejtë sepse raporti vlerëson lartë progresin në Dogana dhe veprimet menaxheriale si dhe tek kapitulli qeverisja e mirë (faqe 22) auditori vlerëson shumë mirë progresin sa i përket llogaridhënies dhe raportimit menaxherial dhe konkluzion i përgjithshëm i auditorit është (faqe 23) qartazi pasqyron se Dogana ka treguar kontrolle të mira në raport me obligimet ligjore që ka dëshmuar proces të mirë dhe siguri në zbatimin e legjislacionit dhe sistemeve tjera të kontrollit”, thotë Dogana në reagimin saj.

Sipas këtij reagimi, Dogana vlerëson se auditori e vlerëson shumë mirë punën e saj.

“Përfundimisht auditori e vlerëson më së larti Doganën e Kosovës sa i përket auditimit dhe vet fakti se dogana mbledh mbi një miliard euro të hyra, ku ka me qindra mijëra procedura, dhe të gjeturat janë procedurale dhe jo- materiale tregon nivelin e lartë të zhvillimit të Doganës dhe zbatimin e ligjit në Doganë.”, thuhet në reagim.