Arbëri

Në kufirin Shqipëri – Mali i Zi sërish veç një pikë kontrolli

​Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj zhvilloi një takim informal me ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, Mevludin Nuhodziq në Shkodër.

Dy ministrat konstatuan nivelin shumë të mirë të bashkëpunimit mes vendeve dhe folën për thellimin e këtij bashkëpunimi, sidomos me operacione të përbashkëta mes 2 policive.

Ata trajtuan çështje që lidhen me projekte të përbashkëta ndërkufitare, për të siguruar mbështetje financiare dhe asistencë nga BE.

Ministri Xhafaj dhe Ministri Nuhodziq diskutuan gjithashtu mbi masat shtesë për lehtësimin e lëvizjes në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në muajt e sezonit turistik veror ku ka një fluks pushuesish.